Vijon me grupe të ndara protesta për vrasjen e Klodian Rashës në kryeqytet. Mësohet se disa persona në një grup protestuesish tek Rruga e Elbasanit janë tashmë duke u shoqëruar nga policia.
Në pamje duket flaka që u është vënë në disa raste koshave të mbeturinave, ndërsa nuk kanë munguar as dëmtime të tabelave apo semaforëve në rrugë.
Siç raportojnë gazetarët tanë nga terreni, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëron gazi lotsjellës për shpërndarjen e grupeve të protestuesve. s.b/abcnews.al/