Flaka Jahaj, ylli i ri i dizajnit zviceran/ Stilistja shqiptare që veshi Rihannën: Synoj të jem pjesë e veshjeve të Dua Lipës

schedule09:39 - 24 Korrik, 2024

schedule 09:39 - 24 Korrik, 2024

Flaka Jahaj, ylli shqiptar i dizajnit zviceran ishte e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për karrierën e saj në Zvicër dhe hapat e para të karrierës.

Stilistja shqiptare rrëfeu se si ka veshur Rihanna-n ndërsa ndau plante dhe dëshirat e saj për të veshur dhe yllin shqiptar të muzikës Dua Lipën.

“Unë jam stiluese dhe punoj për të tjera marka. Rihanna ka veshur veshjen time, isha shumë e lumtur në atë kohë që ylli i muzikës veshi bluzën. Një nga modelet e mia qëndron në muze dhe unë jam shumë e lumtur për këtë.

Këtu në Zvicër kam atelienë time. Kam mësuar të punoja me punëdore nga gjyshja ime. I kam mësuar para se lexoja apo të shkruaja. Nuk e kisha imagjinuar që nga gjyshja do të përfitoja profesionin e jetës.

Unë dua të kam një stil individual që nuk krahasohet me të tjerët. Në koleksionet e mia unë jam specializuar në veshjet e punuara me dorë.

Unë preferoj Dua Lipën dhe muzikën e saj kam pasur kontakte me të në fillimet e karrierës së saj.”, u shpreh ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!