Fjoralba Ponari largohet nga Shqipëria? Zbulon qytetin ku mund të jetojë

schedule18:46 - 30 Gusht, 2022

schedule 18:46 - 30 Gusht, 2022

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Fjoralba Ponari ka zbuluar se në të ardhmen ka plane që të largohet nga Shqipëria.

Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka deklaruar se në të ardhmen e afërt e sheh veten duke jetuar në Firence, Itali.

“Qyteti i preferuar që ke vizituar dhe pse”, ishte pyetja e një ndjekëseje, të cilës Fjoralba i është përgjigjur duke thënë: “I preferuari i të gjitha kohërave është Firence ku edhe e shoh veten duke jetuar në të ardhmen jo fort të largët”.

Kujtojmë që sa i përket jetës private, moderatorja është në një lidhje dashurie me një djalë jo të famshëm, i cili quhet Françesko./abcnews.al