Fjolla Morina thyen heshtjen për një shtatzani të mundshme

schedule13:57 - 17 Mars, 2021

schedule 13:57 - 17 Mars, 2021

Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla shijuan disa ditë relaksi në Dubai. Disa postime që bëri këngëtarja në rrjete sociale, ndezi thashethemet se është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Shkak për një shtatzani të mundshme u bë barku paksa i rrumbullakosur i saj, dhe fansat vërshuan me urime. Dyshimet u shtuan më shumë me një postim që bëri dhe Fisniku, i cili ndau një video të Fjollës, ku shihej duke fërkuar barkun.

Sakaq, rreth këtyre lajmeve ka thyer më në fund heshtjen Fjolla, e cila në një reagim për Revistën ëho ka mohuar zërat se është sërish shtatzënë. Kujtojmë që Fjolla është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alayah. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!