Ndonëse Gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg për akuzën e rëndë të trafikimit të armëve, Fjolla vazhdon e pashqetësuar dhe këtë e ka treguar me postimet që bën në rrjete sociale. Ajo përshëndeti vendimin e gjykatës dy ditë më parë me një foto nga Maldivet.
Dhe ndërsa vijon të flitet akoma për të, duket se Fjolla është akoma me mendje në ishujt magjik. Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe të nxehta në Instagram, e veshur me bikini, që i vënë në pah linjat trupore.
Një ditë më parë, Fjolla dhe Fisniku dhanë një intervistë për Prive, ku dhe folën për ceremoninë magjike që përjetuan në Maldive. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla. /abcnews.al