Martesa në Maldives dhe më pas vendimi i Gjykatës së Kukësit duke e dënuar me 6 vite burg për trafikim armësh, bënë që Fjolla Morina të vihej në qendër të vëmendjes. Pas vendimit të gjykatës, këngëtarja është tërhequr nga rrjetet sociale, por njerëzit e afërt e saj kanë zbuluar se sot është një ditë e veçantë për të.
Fjolla feston 42 vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale nuk kanë munguar urimet me njerëzit e saj të shtrenjtë, mes tyre partneri Fisnik Syla dhe e bija, Lediana. Biznesmeni e ka shoqëruar pikturën ku shihet bashkë me Fjollën me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen jeta ime”.
Vajza e madhe ka shkruar disa fjalë të ëmbla në një postim në Instagram. “Mami, nuk mund të tregoj se sa e bekuar ndihem duke të pasur ty në jetën time. Ti ke qenë atje për mua në çdo ulje dhe ngritje timen. Më ke frymëzuar dhe motivuar që të jem përfaqësimi më i mirë i familjes sonë. Gëzuar ditëlindjen shembulli im! Tdon Maca jote mami”. /abcnews.al
View this post on Instagram