“Fjeta me çorape ju ndihmon për një gjumë më të mirë”, e konfirmon studimi

schedule15:59 - 28 Mars, 2023

schedule 15:59 - 28 Mars, 2023

Të kesh këmbë të ftohta prish ciklin e gjumit. Kjo ndodh sepse enët e gjakut ngushtohen kur janë të ftohta, që do të thotë se trupi duhet të punojë më shumë për t’u çlodhur, sepse presioni i gjakut rritet.

Ngrohja e këmbëve zgjeron enët e gjakut, duke shkaktuar uljen e temperaturës.

Veshja e çorapeve në shtrat mund t’ju ndihmojë të ngrohni këmbët tuaja, gjë që sinjalizon se është koha për të fjetur. Megjithatë, nëse veshja e çorapeve në shtrat çon në gjumë më të thellë, varet nga ju.

Gjumi i mirë mund të parandalojë çekuilibrat hormonalë, të përmirësojë funksionin njohës dhe të rigjenerojë indet, muskujt dhe kockat, sipas studimeve.

Gjumi i mirë luan gjithashtu një rol në rregullimin e emocioneve, humorit dhe sjelljes.

Një studim nga Instituti Holandez për Neuroshkencë (NIN), i publikuar në revistën Physiology & Behaviour, zbuloi se njerëzit që mbanin çorape në shtrat arrinin të binin në gjumë më shpejt.

Përveç çorapeve, është e rëndësishme të keni një rutinë të qëndrueshme gjumi që ndihmon në relaksimin e mendjes dhe trupit. Kjo mund të përfshijë një dush të ngrohtë, meditimin, frymëmarrjen e thellë ose leximin e një libri para gjumit.

Është gjithashtu e rëndësishme që të mbani një orar të qëndrueshëm të gjumit. Kjo ndihmon në rregullimin e orës së brendshme të trupit tuaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!