Fjalimi në Ditën e Fitores, ish kryeministri rus: Putin është i vetëdijshëm se lufta e tij në Ukrainë po dështon

schedule14:20 - 9 Maj, 2022

schedule 14:20 - 9 Maj, 2022

Kryeministri i parë i vendit gjatë presidencës së Vladimir Putin ka thënë se fjalimi i sotëm i Ditës së Fitores tregoi se presidenti rus është i vetëdijshëm se lufta e tij po dështon. Ish-kryeministri rus Mikhail Kasyanov tha se ky është “fillimi i fundit të epokës së Putinit”.

Duke folur për Sky News, ai tha se presidenti rus ishte “mashtruar” dhe nuk e kishte parashikuar nivelin e rezistencës nga Ukraina. Ish-kryeministri, i cili është shprehur kundër luftës, tha se Putin ka krijuar një instrument propagande.

Ai tha se fakti që Putin nuk shpalli fitoren sot do të thotë se forcat ruse po humbasin. Ndërkohë, një tjetër ish politikan rus ka deklaruar  gjithashtu se Putin mund të shkarkohet.

Genadi Gudkov, një ish-anëtar i opozitës liberale tha se humbja e Putinit është çështje kohe.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!