Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjalimi i presidentit amerikan/ “Demokratët s’e ndalën vrullin e Trump”, Daci: Kongresi është “dorëzuar”, përballë kërkesave të tij

schedule13:33 - 5 Mars, 2025

schedule 13:33 - 5 Mars, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump, iu drejtua Kongresit me një fjalim që zgjati 100 minuta. Në këtë fjalim Trump foli për negociata e paqes me Ukrainën, foli për emigrantët “kriminelë” nga vendet fqinje, si Kanadaja dhe Meksika, për Gjirin e Amerikës dhe OBSH, si edhe për Groenlandën që është ende në listën e dëshirave të Trump për ta marrë.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, politologu Alban Daci, komentoi fjalimin e presidentit amerikan, duke thënë se Trump në zgjedhjet e fundit është shumë komod dhe është shfaqur edhe më i fortë.

“Trump në zgjedhjet e fundit është shumë komod, dhe më të fortë për të bërë çdo nismë ligjore ose. Fjalimi i tij u prit me interes më shumë nga vendet e huaja se nga vetë SHBA. Kjo ka të bëjë edhe me situatën e përgjithshme që po kalon bota, por edhe për shkak të disa deklaratave të Trump. Po tentojnë të krijojnë fatin e një tendece të një rendi të ri botëror. Pati disa tendenca nga demokratët, por të pamjaftueshme për ta ndaluar vrullin e Trump. Deri në këto momente kemi një Kongres që është dorëzuar përballë Trump dhe kanë aprovuar çdo propozim të tij”, tha ai.

Më tej shtoi se ajo çfarë shkaktoi edhe njëfarë “tronditjeje” për diplomacionë ndërkombëtare.

“Ai ka thënë se amerikanë nuk kanë bërë atë që ia ka bërë për 43 ditë, dhe mund të shihet si e vërtetë. Ajo çfarë ka shokuar diplomacinë ndërkombëtare, por edhe botën perëndimore, ishte takimi i famshën në zyrën ovale më Zelenskyn.  Që të analizosh Trump mund të thuhet se nuk është aspak e vërtetë”, shtoi ai.

Politologu u ndal edhe tek deklaratat e Trump për të marrë Groenlandën, duke thënë se: “Sipas amerikanëve është populli që vendos fatin e tij dhe që në momentin që Trump thotë duhet ta marrim me çdo kusht, kujtojmë se diçka po ndodh në Amerikë dhe në botë. Se sa do të jetë e mirë kjo, këtë nuk e dimë. Por mund të themi që Amerika që është sot nuk është ajo që ishte dje. Tentativat janë të qarta për një rend të ri botëror. Por rendi i ri botëror, ndodh për shkak të rrethanave dhe përtej dëshirës personale që mund të ketë Trump dhe Putin mendoj që do ta kenë të pamundur që të krijojnë një rend të ri botëror që të personifikohet nga ata”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!