Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjalimi “bosh” i Putinit në Sheshin e Kuq , asnjë njoftim për luftën në Ukrainë

schedule10:19 - 9 Maj, 2022

schedule 10:19 - 9 Maj, 2022

Presidenti rus, Vladimir Putin mbajti sot një fjalim në sheshin e Kuq në Moske me rastin e ditës Kombëtare Ruse, një fetë  që shënon fitoren e Rusisë ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.

Ndonëse Putini foli gjatë e gjerë, ai nuk bëri asnjë njoftim të rëndësishëm për luftën në Ukrainë.

Lideri rus shpenzon të gjithë kohën e fjalimit të tij duke justifikuar pushtimin rus të Ukrainës.



Ashtu sikur se ka deklaruar edhe më parë, Putini tha se “operacioni rus special” ishte një vendim i domosdoshëm për vendin e tij.

Lexo edhe: Strategu amerikan: Sa herë që rusët nisin një luftë dështojnë, kur mbrohen fitojnë

Duke folur para mbi 10,000 trupave ushtarakë, lideri rus përsëriti arsyetimet e tij për atë që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, duke pretenduar se Perëndimi po planifikonte një sulm ndaj Krimesë dhe se Moska “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

“Vendet e NATO-s nuk donin të na dëgjonin. Ata kishin plane të ndryshme dhe ne e pamë atë. Ata po planifikonin një pushtim në tokat tona historike, duke përfshirë Krimenë… Rusia i dha një kundërvajtje parandaluese agresionit, ishte një vendim i detyruar, në kohë dhe i vetëm i drejtë.

Putini nuk shpalli mobilizim të përgjithshëm apo shpallje zyrtare të luftës, pasi më herët v dy ekspertë të skenarëve thanë se Putini do të përshkallëzonte më tej luftën në Ukrainë.

Lexo edhe:Ndodh e papritura në Sheshin e Kuq në Moskë

Fjalimi i tij njk përfshiu kërcënime për përdorimin e armëve bërthamore, pasi shqetësimet perëndimore janë rritur së fundmi në lidhje me retorikën e Moskës që sinjalizonte se Kremlini po shqyrtonte armë të tilla.

Por gjithashtu fjalimi nuk kishte asnjë shenjë që Putini të ketë planifikuar të de-përshkallëzojë konfliktin, shkruan The Guardian.

Disa vëzhgues thanë se udhëheqësi rus mund të kërkojë t’i japë fund luftës duke shpallur fitoren në Donbas.

Siç pritej, Putin do që ta portretizojë luftën në Ukrainë si një vazhdimësi të Luftës së Dytë Botërore dhe betejës kundër nazizmit.

“Ju po luftoni për atdheun, për të ardhmen e tij, që askush të mos harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore”, i tha Putini ushtarëve rusë./abcnewews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!