Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fjalët që do ju prekin zemrën, Princi William mbështet vogëlushin që ka humbur nënën

schedule12:29 - 28 Janar, 2022

schedule 12:29 - 28 Janar, 2022

Një nga elementët e shumtë që Princesha Diana përcolli tek djemtë e saj Harry dhe William, është aftësia e tyre për të qenë shumë të sjellshëm me njerëzit dhe për të krijuar marrëdhënie të natyrshme me ta. E kemi parë herë pas here gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos kur të dy vëllezërit kryenin detyrat e tyre mbretërore. Edhe takimi i fundit i Princit William me një djalë të vogël, i cili gjithashtu ka humbur nënën e tij, për pak na bëri të qajmë.

Gjatë vizitës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit në Kishën në Burnley, Uilliam u ul pranë një djali për të biseduar me të dhe me tezen e tij. Pa e ditur Ëilliam, të dy kishin një bazë të përbashkët edhe më të thellë, përveç dashurisë së tyre për sportin. Djali, i quajtur Deacon Glover, humbi nënën e tij kur ishte vetëm 11 vjeç. Uilliami e ndjeu menjëherë humbjen e përbashkët që po përjeton Deacon. “A mendoni se mund të flisni për nënën tuaj?”, e pyeti djali i vogël Princin William.

Kam humbur nënën time kur isha 15 vjeç”, dëgjohet të thotë William në video. “Unë isha pak më i madh se ty“. Pasi të dy shkëmbyen disa fjalë, William i siguroit djalit: “Është e vështirë, por bëhet më e lehtë, të premtoj. Bëhet më e lehtë”.



Këtë video mund ta shikoni më poshtë dhe momentin më konkretisht në minutën 01:30:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!