Mbretëresha Elizabeth II do të kujtohet nga anëtarët e familjes mbretërore me përvjetorin e parë të vdekjes së saj të premten, 10 shtator 2023.
Mbretëresha Elizabeth II vendosi një kurorë shumë të veçantë mbi arkivolin e Dukës për funeralin e tij më 17 Prill dhe mbante një shënim të veçantë ku shkruhej: “Në kujtim të dashur, Elizabeth”. Karta ishte e shkruar me dorë dhe kurora përmbante zambakë të bardhë, trëndafila të vegjël të bardhë dhe jasemin.
Duka i Edinburgut vdiq në moshën 99-vjeçare më 9 prill. Mbretëresha Elizabeth dhe Filipi, të cilët ishin të martuar për 73 vjet, kishin katër fëmijë, Mbretin Charles, Princeshën Anne, Princin Andrew dhe Princin Edward.
Kur Mbretëresha takoi Princin Philip, ajo ishte një princeshë e re, trashëgimtare e fronit britanik. Pas dasmës më 20 nëntor 1947, princesha e përshkroi burrin e saj në letra drejtuar prindërve dhe kushëririt të saj si “një engjëll” dhe “njeriu më i mirë dhe më i këndshëm në botë“.
Ndërkohë, Filipi para dasmës tha: “Jam i sigurt që nuk i meritoj të gjitha të mirat që më kanë ndodhur… të kem qenë i dashuruar, plotësisht dhe pa kushte”.
Në një fjalim për të festuar përvjetorin e martesës së tyre në 1997, Mbretëresha Elizabeth II i bëri një nderim të ngrohtë Filipit, duke thënë: “Ai ka qenë forca ime gjatë gjithë këtyre viteve”. /abcnews.al