“Fjalën nuk e fitoj me sjellje kafshërore”, Deputeti i PD: I kërkojmë Nikollës kushte normale për zhvillimin e mbledhjeve

schedule20:32 - 25 Janar, 2024

schedule 20:32 - 25 Janar, 2024

Deputeti demokrat, Arbi Agalliu ka deklaruar në emisionin “Real Story” se i kanë dërguar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës një shkresë kërkojnë kushte normale për zhvillimin e mbledhjeve.

Ai ka theksuar se ndryshe nga kolegët e tij, nuk e merr fjalën me sjellje kafshërore dhe duke hipur në tavolina, por me standarde europiane.

Lindita Nikolla kërkon të vendosi rendin dhe të krijojë kushte normale për zhvillimin e aktivitetit, duke i thënë të nderuar kolegë uluni dhe kaq. Unë di të them që në këto muaj që parlamenti nuk ka funksionuar është terreni më i mirë dhe më i përshtatshëm i Edi Ramës për të kaluar çdo gjë që ka dashur. Kemi qene të paktët që kemi zbërthyer buxhetin nga Partia Demokratike, sepse kolegët tanë nuk na lini hapësirë për të folur.

Ne në të gjithë këtë periudhë pas rizgjedhjes së zotit Basha si kryetar, PD ka ecur në tre procese, i pari, procesi i riorganizimit të saj, procesi i programit të PD, ku unë jam sekretari i atij programi, i cili pothuajse është në fund dhe nis pjesa e prezantimit nëpër qarqe. Nga ana tjetër, kemi ecur me denoncime të përditshme. Parlamenti është i bllokuar dhe nuk funksionon. Ne nuk mund të shkojmë në parlament, të zihemi dhe të marrë fjalën unë. Unë fjalën time e fitoj me standarde europiane dhe jo me sjellje kafshërore, që hipin në tavolina dhe ndezin flakadanë”, tha Agalliu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!