Fjala e tij e parë ka qenë “top”, njihuni me fenomenin 8-vjeçar në futboll

schedule08:40 - 28 Shtator, 2021

schedule 08:40 - 28 Shtator, 2021

Futbolli është ëndrra e shumë fëmijëve por të paktë janë ata që kanë mundësinë të bëhen pjesë e tij. Ylli Bekteshi është një ndër ata fëmijë që kanë spikatur në këtë fushë. 8-vjeçari nga Kosova është konsideruar si një prej talenteve më premtues.

Në një lidhje me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, babai i vogëlushit, Valoni deklaroi se ai është aq i apasionuar saqë mban rreth 60 uniforma futbolli dhe ka më shumë 30 topa. Ndër të tjera, ai tregoi dhe një detaj mjaft interesant.

Fjala e parë e Yllit nuk ka qenë as mami dhe as babi por fjala “top”. “Fëmijët zakonisht thonë mami ose babai por për Yllin ka qenë fjala “top”. Dhe sa herë shikonte një top, bënte me duar se donte ta kishte.“, tha i ati.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!