Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjala e fundit në Hagë, ” Prokuroria ka dështuar”/ Gucati: Mbrojtja ka qenë e fortë me fakte dhe argumente

schedule19:05 - 18 Shkurt, 2026

schedule 19:05 - 18 Shkurt, 2026

Hysni Gucati, kryetar i OVL-së, ka reaguar ashpër ndaj pretencës së prokurorisë lidhur me akuzat për krime lufte të katër ish krerëve të UÇK, duke e cilësuar atë si “absurdin e shekullit të 21-të”. Ai deklaroi se mbrojtja i ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzat dhe se prokuroria ka dështuar të provojë pretendimet e saj me fakte. Gucati shprehu shpresën që në muajin maj të shpallet pafajësia dhe të festohet lirimi i tyre.

“Pretenca e prokurorisë është absurdi i shekullit të 21-të. Mbrojtja i hodhi poshtë të gjitha aktakuzat. Prokuroria është munduar të falsifikojë dhe të bashkëpunojë me njerëz serb.

Shpresoj që në muajin maj të dalin të pafajshëm dhe të festojmë lirimin e tyre. Prokuroria nuk është e zonja të ngrejë një aktakuzë, por kurdis një punë të poshtër. Prokuroria ka dështuar, mbrojtja ka qenë e fortë me fakte dhe argumente.



U mundua të nxjerrë disa gënjeshtra; është gjykata ajo që duhet të ndajë drejtësinë. Ne kemi përvoja shumë të këqija nga gjykatat politike, ato jugosllave.” 

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!