“Fjala e fundit i takon Kimmich”, drejtori sportiv i Bayern: Ne duam të qëndrojë

schedule19:56 - 29 Mars, 2024

schedule 19:56 - 29 Mars, 2024

Kontrata e Joshua Kimmich me Bayern Munich përfundon në vitin 2025 dhe për momentin ende nuk ka diçka konkrete për rinovimin e 29-vjeçarit me rekordmenët gjermanë. Shumë klube europiane si Real Madrid, Barcelona, PSG apo Manchester United, po mundohen të përfitojnë nga kjo situatë në kampin bavarez, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist multi-dimensional.

Megjithatë, nga ana e tyre, edhe te Bayern kanë nisur të bëjnë përpjekje maksimale për ta bindur Kimmich që për më tepër shihet si një lider i skuadrës. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl theksoi se mund ta bindin Kimmich të vijojë aventurën në Mynih, por tha se për momentin lojtari është në pritje të emrit të trajnerit të ri dhe më pas të vendosë.

“Nëse Kimmich kërkon të qëndrojë me ne, atëherë edhe ne këtë kërkojmë. Ne do të na pëlqente që këtë çështje ta mbyllnim para fundit të muajit prill. E vërteta është se Kimmich na e ka bërë të qartë se kërkon të dijë emrin e trajnerit të ri para se të vendosë. Ne presim për vendimin e tij, fjala e fundit i takon Kimmich”,- u shpreh Eberl. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!