Fituesja e vitit të kaluar Catriona Gray, nga Filipinet ishte prezente për t’i dorëzuar kurorën fitueses së ardhshme, bukuroshes nga Afrika.
Dhe fituesja e këtij viti është Zozibini Tunzi nga Afrika e Jugut.
“Jam rritur në një botë ku një grua që duket si unë – me llojin tim të lëkurës dhe llojin e flokëve të mi – nuk u konsiderua kurrë e bukur, deklaroi Zozibini.
Unë mendoj se është koha që gjë të ndalojë sot. Unë dua që fëmijët të më shikojnë dhe të shohin fytyrën time dhe dua që ata të shohin fytyrat e tyre të pasqyruara tek unë”.
Dy pretendetet për kurorën ishin gjithashtu Miss Meksika dhe Miss Puerto Rico.
“Nëse nuk e përdorni bukurinë tuaj për misionin e jetës suaj, bukuria që keni atëherë është thjesht një zbukurim bosh,” tha Sofia Aragón, përfaqësuese e Meksikës.
Konkursi masiv u mbajt në Tyler Perry Studios në Atlanta./abcnews.al