Fituesi i Wizz Air/ Shqiptari shpërblehet me një kupon 20 mijë euro nga linja ajrore në Rinas

schedule15:42 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:42 - 27 Gusht, 2024

Një qytetar shqiptar nga Tirana, është shpallur fitues i lotarisë ndërkombëtare të organizuar nga linja ajrore Wizz Air. Pirro Çajupi ka fituar midis mijëra pjesëmarrësve të tjerë, 20 mijë euro të cilat do t’i shfrytëzojë për rreth 200 destinacione.

Në një ceremoni të organizuar në Aeroportin e Tiranës, z. Pirro Çajupi i është dorëzuar çeku prej 20 mijë eurosh i cili do të përdoret për fluturimet që ofron linja ajrore. Çajupi shprehu kënaqësinë e tij dhe të familjarëve të cilët do të kenë mundësinë të fluturojnë ne 200 destinacione.

“Normalisht përveç meje mund ta shfrytëzojnë edhe familjarët e mi. ndihem i kënaqur. Në fillim mu duk paksa e pabesueshme. Tani po e besoj tamam. Pashë njoftimin dhe në atë kohë kisha bërë goxha fluturime me Wiz Air, dhe thashë të provoj fatin. Unë udhëtoj shpesh”.

Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Nënë Tereza, shprehu kënaqësinë që kjo lloftari ndërkombëtare u fitua nga një pasagjer shqiptar. Ai tha se do të ketë shumë zhvillime në këtë aeroport në muajt në vijim.

Në emër të TIA-s shpreh kënaqësinë që ky çmim erdhi në Tiranë. Aeroporti i Tiranës është kthyer në një qendër rajonale, me destinacione të shtuara direkte dhe një fluks të jashtëzakonshëm pasagjerësh. Ne ju ofrojmë pasagjerëve shërbime të një cilësie të lartë dhe po punojmë për shtimin e kapaciteteve të aeroportit, falë investimeve të Kastrati Group.”

Menxherja e Komunikimit të kompanisë Wizz Air Valeria Bragarenko, i fton qytetarët të udhëtojnë sa më shumë me kompaninë që ofron një numër të lartë destinacionesh.

Jam shumë e lumtur të festojmë së bashku, ku fituesi ynë është shtetas shqiptar dhe ka në dispozicion fluturime me vlerë 20.000 euro. Nga Shqipëria kemi 50 destinacione. Shpresojmë që jo vetëm fituesi ynë të fluturojë me ne por të gjithë klientët tanë të dashur.”

Falë investimeve të Kastrati Group, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është shndërruar në një qendër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

Aeroporti i Tiranës ka mirëpritur miliona udhëtarëve përgjatë vitit dhe pritet që deri në fund të 2024ës, të tejkalojë shifrën e 10 milionë pasagjerëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!