“Fituesi i merr të gjitha”, Mayweather sfidon 50 Cent dhe pranon duelet me vëllezërit Paul

schedule14:59 - 4 Shkurt, 2021

schedule 14:59 - 4 Shkurt, 2021

Floyd Mayweather është mëse i bindur për rikthimin e tij në ring dhe mesa duket ky do të jetë viti i tij. Amerikani e pranon se do të ndeshet me vëllezërit Paul, por ai ka dhe një thirrje për një rival të tij të vjetër. Bëhet fjalë për 50 Cent, të cilin e fton në një ndeshje, ku fituesi merr gjithçka nga ajo ndeshje.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

Lajmin e ka konfirmuar vetë Floyd përmes një postimi në “Instagram”, ku tregon dhe planet e tij për 2021. “Këtë vit do të përqendrohem në disa ndeshje. Do të kem përsëri një duel në Tokio, Japoni. Një nga këto ndeshje do të jetë ajo me Logan Paul dhe nëse Jake Paul do të mposhtë kundërshtarin e tij të ardhshëm, Ben Askren, do të ndeshem dhe me të gjithashtu”, shkruan 43-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Floyd Mayweather (@floydmayweather)

“Kam dëgjuar se 50 Cent dëshiron të ndeshet me mua, por pretendon se jam shumë i vogël. Nëse ai dëshiron të ndeshet në fund të vitit, atëherë mund ta bëjmë një ndeshje. Vëllezërit Paul do të fitojnë shumë para nga duelet me mua, por me 50 Cent nëse do të realizohet do të jetë fituesi i merr të gjitha”, përfundon shkrimin e tij boksieri i pamposhtur. /abcnews.al