Ilir Xhakolli është shpallur fitues i Partisë Socialsite për Bashkinë e Pogradecit me 17 298 vota. Pas përfundimit të numërimit të votave, në një deklaratë për mediat ai tha se do t’i bëjë të gjithjë krenarë si ata që e votuan dhe ata q ënuk e votuan.
“Falënderoj gjithë qytetarët që morën pjesë dhe për qytetarinë. Këto kanë qenë zgjedhje model. Falënderoj ata që votuan dhe nuk votuan. Do t’i bëj të gjithë krenarë, erdha për të konkurruar prandaj lashë edhe mandatin, meqë strukturat menduan që duhet të isha unë. Kjo nuk varet nga ne është zgjedhje e tyre. Ne vazhduam, bëmë punë tonë dhe nga pjesëmarrja kuptohet që qytetarët kanë qenë mbështetje për mua dhe për PS”. /abcnews.al