Fituesi i 1.5 miliard Dollarëve nuk paraqitet ende për të tërhequr çmimin

schedule16:33 - 4 Shkurt, 2019

schedule 16:33 - 4 Shkurt, 2019

Ka fituar 1.5 miliardë Dollarë në llotari, por ende nuk i ka tërhequr, e për ta bërë këtë ka kohë deri në 21 Prill. Ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Karolinën e Jugut po kërkohet ende një miliarder me fat. Bëhet fjalë për fituesin e çmimit të llotarisë më të lartë në historinë e saj, i cili ende nuk është prezantuar për të tërhequr çmimin e tij prej 1.5 miliard dollarësh. Bileta me fat e shitur në Simpsonvil, është blerë në Tetor, por pronari i saj mbetet ende i panjohur. Rregullat në Karolinën e Jugut janë të qarta: nëse çmimi nuk do të tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do të shpërndahet në të gjitha shtetet që kanë marrë pjesë në llotari. Pra fituesi ka kohë deri në 21 Prill.

Miliarderi misterioz, i cili ka fituar vetëm duke shpenzuar dy dollarë, mund të ketë humbur biletën, ose mund të jetë larguar nga Karolina e Jugut. Por pronari i dyqanit që ka shitur biletën fituese shpreson shumë që fituesi të dalë në skenë, pasi ai do të përfitonte 50 mijë dollarë të cilat i ka premtuar se do i ndajë me nënpunësit e tij. Por dhe qyteti i Karolinës së Jugut do të përfitonte 60 milionë dollarë, në rast se paratë do të shpërndaheshin do të merrte vetëm 11 milionë dollar. Pritja ka nervozuar dhe administratën vendore, e cila shpreson se me paratë e fituesit të mbyllë buxhetin e 2019-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!