Sukseset e shqiptarëve në botë po shtohen çdo ditë e më shumë. Më të fundit, janë dy të rinj, të cilët kanë bërë një shpikje të veçantë.
Bëhet fjalë për Tedi Qamon dhe Arba Amataj, që kanë krijuar një aplikacion që u vjen në ndihmë nxënësve dhe mësuesve, se si të bëhet apeli në mënyrë automatike dhe pa lodhje.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se kanë marrë vendin e parë në Shqipëri me këtë shpikje, ndërsa në botë janë vlerësuar me vendin e shtatë.
“Kemi dhe raste kur ndodhin gabime, kur merren mungesat. Për shembull, mësuesi mund të vendos një mungesë gabimisht dhe ky proces ia heq barrën dhe kursen kohë. Ky projekt zgjati një vit dhe në përfundim të vitit duhet të nxirrnim një rezultat dhe me këtë rezultat ne patëm mundësinë të garonim në konkursin ku ne kemi fituar.
Me Tedin unë takohesha çdo javë dhe filluam të bashkëpunonim, pastaj në fillimin e verës sepse projekti ka mbaruar në gusht, na është dashur të komunikojmë në Zoom. Pra, kemi punuar dhe drejtpërdrejt dhe online”, tha Arba./abcnews.al