Fituan ndaj Austrisë, Modric: Nëse vazhdojmë kështu në Katar do të jemi të rrezikshëm për të gjithë

schedule10:30 - 26 Shtator, 2022

schedule 10:30 - 26 Shtator, 2022

Kroacia fitoi ndaj Austrisë 3-1, ndërsa tashmë janë të parët e grupit 1 në Ligën A. Në 5 ndeshje të zhvilluara në Nations League, kroatët ia kanë dalë të marrin 1 barazim dhe 4 fitore duke treguar kështu se tashmë janë një skuadër e madhe.

Kroacia është tashmë në “Final Four” dhe pas fitores me Austrinë, kapiteni Luka Modric ishte mjaft i lumtur për këtë arritje, ndërsa ka theksuar se nëse vazhdojnë kështu do të jenë të rrezikshëm për të gjithë skuadrat e tjera në “Katar 2022”.

“Kemi luajtur një lojë shumë të mirë. Filluam mirë, kaluam në avantazh, por pranuam një gol shumë të shpejtë. Austria ishte më e mirë në një periudhë, pati dy raste shumë të mira, por falë Zotit nuk shënuan. E dinim që duhej të rrisim ritmin tonë dhe të jemi më vertikalë në pjesën e dytë, ne e bëmë këtë dhe shënuam dy gola. Tani jemi në “Final Four” ku donim të ishim, ky është një sukses i madh për futbollin kroat.

Botërori është përpara nesh, pesë ndeshjet e fundit janë një udhërrëfyes se si duhet të luajmë dhe si duhet të sillemi, si të trajtojmë fanellën, nëse vazhdojmë kështu në Katar do të jemi të rrezikshëm për të gjithë. Nuk do ta krahasoja këtë ekip me atë të Rusisë. Kemi një ekip të mirë, alternativa të mira”, ka deklaruar mesfushori i Real Madrid. /f.a/abcnews.al