Në vend të ceremonive spektakolare, disa orë pas fitores së Eurovision, anëtarët e grupit italian Maneskin do t’i nënshtrohen testit të drogës kur të mbërrijnë në vendin e tyre.
Shkak për këtë është bërë një video e qarkulluar, ku njëri nga anëtarët Damiano shihet teksa në një moment ul kokën në tavolinë, ndërsa mbi të kishte edhe birra.
https://www.youtube.com/watch?v=-ZMNaqxDkPY&t=3s
Megjithëse u pyet ai mohoi kategorikisht që përdor drogë, sipas televizionit publik RAI, vendosi t’i nënshtrohet testit. Të katër artistët e bendit kanë rënë dakord të bëjnë testin dhe kërkojnë që të mbyllet çështja njëherë e përgjithmonë. g.v/abcnews.al