Fitorja spektakolare e Newcastle, Howe: Mbrëmje fantastike, ishim të mirë ndaj një ekipi shumë të fortë

schedule10:36 - 5 Tetor, 2023

schedule 10:36 - 5 Tetor, 2023

“Bardhezinjtë” e Newcastle arritë një fitore magjike, mbrëmjen e së mërkurës, teksa në “St.James’s Park” mundën me “poker”, “gjigandët” francezët të Paris Saint-Germain, me sfidën e dytë në grupin F, të UEFA Champions League, që u mbyll me rezultatin, 4 me 1.

Tepër i lumtur pas ndeshjes, dukej të ishte dhe tekniku i “bardhezinjve”, Eddie Howe, i cili për mediat lavdëroi jo pak ekipin tij, si dhe vuri në dukje pikat kyçe të skuadrës, në fitoren historike ndaj PSG.

“Mbrëmje fantastike për ne, kaq shumë histori për të folur brenda ndeshjes. Jam i lumtur për klubin dhe për tifozët, ajo që na dhanë sonte ishte e pabesueshme

PSG është një ekip shumë i fortë, ndaj të cilit duhej të ishim të mirë në mbrojtje dhe më pas të rifillonim. Qëndrimi ynë ishte i shkëlqyer. Ne krijuam gjëra pozitive në pjesën e parë, me presing agresiv që është gjithashtu shenja jonë dalluese”,- u shpreh Howe. /i.m /abcnews.al