Barcelona mori një fitore tepër të rëndësishme në Paris ndaj PSG-së, ku katalanasit triumfuan me shifrat 2-3 në aktin e parë çerekfinal të Champions League.
Pas përfundimit të kësaj sfide, trajneri Xavi u shpreh shumë i lumtur, por gjithashtu theksoi se ende nuk ka përfunduar asgjë.
“Ishte një fitore e rëndësishme, ne vuajtëm shumë sepse PSG-ja bëri shumë presion, por në fund treguam forcën tonë. Synimi ynë është të arrijmë në gjysmëfinale dhe tani kemi një avantazh. Jam shumë krenar për ekipin tim.
Suksesi erdhi edhe nga “La Masia”, sepse të rinjtë ishin të mrekullueshëm. E ardhmja? Unë dhe skuadra po mendojmë për ndeshjen e kthimit dhe të sigurojmë gjysmëfinalen”, përfundoi Xavi./h.ll/abcnews.al