Fitorja ndaj Polonisë, Sokol Kushta: Kombëtare ideale, kemi pasur vazhdimësi prej disa ndeshjesh

schedule18:36 - 11 Shtator, 2023

schedule 18:36 - 11 Shtator, 2023

Ish-sulmuesi i kombëtares, Sokol Kushta ka vlerësuar paraqitjen e përfaqësueses së Shqipërisë mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, ku kuqezinjtë mundën Poloninë me rezultatin 2-0.

Në një intervistë për ABC News, Kushta u shpreh se kombëtarja ishte ideale, duke iu referuar lojës së zhvillluar.

Sipas Kushtës, Shqipëria ka pasur vazhdimësi prej disa ndeshjesh, gjë që nuk ka ndodhur më parë.

“Përsa i përket ndeshjes, nuk ka shqiptar, brenda dhe jashtë që nuk është kënaqur. Por duhet të kapim disa pika që të tjerët nuk i shikojnë. Kush ishte ajo që na bëri që të vijmë në këtë ditë? Kombëtarja në këtë ditë, ishte një kombëtare ideale. Unë kam që në vitet ’80 me ekipet kombëtare dhe asnjëherë nuk kemi bërë një vazhdimësi prej 3-4 ndeshjesh ideale, është hera e parë për mua. Më ka bërë përshtypje që në momentin që erdhi trajneri, që u stabilizua në Shqipëri, mori familjen, tha do jetoj këtu, do njoh mentalitetin.

Shumë veta ishin skeptikë, pasi si Sylvinho kanë ardhur shumë lojtarë  të mëdhenj në Shqipëri, por kanë ardhur delirantë, kanë ardhur si lojtarë të mëdhenj, kurse ky erdhi si trajner i vogël dhe tha, unë do bëj karrierën e jetës sime me kombëtaren shqiptare dhe unë them se ky po e fiton këtë bast të vënë. Ky ka ardhur si një njeri punëtor, një njeri që është tretur në mentalitetin shqiptar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!