Padyshim ishte supriza e këtij edicioni të Kupës së Mbretit. “Baskët” e Athletic Bilbao ia dolën të kalonin një kundërshtar tejet të vështirë, si Barcelona, teksa i mundën këta të fundit, në “San Mames”, me rezultatin e thellë, 4 me 2, me fitorin që erdhi vetëm pa përfundimit të kohës shtesë, ku protagonist ishin vëllezërit Ëilliams, Nico e Inaki.
Ky i fundit iu bashkua skuadrës vetëm pak orë para nisjes së sfidës, me 29-vjeçarin, që ishte pjesë e Kombëtares së Ganës, gjatë Kupës së Afrikës, mirëpo pas eleminimit nga eventi i përfaqësueseve u nis drejt Spanjës dhe në ndeshjen e tij të “rikthimit”, me “Baskët” e tij gjeti rrugën e rrjetës, si dhe një asist, duke dërguar “Katalanasit” në “shtëpi”.
Pas ndeshjes, një koment të shkurtër e bëri vetë Inaki, i cili dukej të ishte shumë i lumtur për arritjen e madhe, ndaj “Blaugranave” e teksa theksoi se as në ëndrra nuk e kishte imagjinuar diçka të tillë u shpreh se së bashku me skuadrën e tij kanë potencialin e duhur për të fituar këtë kompeticion, shumë të lakmuar nga skuadrat spanjolle.
“Jam shumë i lumtur, as në ëndrra nuk e kisha imagjinuar diçka të tillë. Ishte një mbrëmje perfekte. Dua të falenderoj klubin dhe tifozët. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, nuk kisha kohë as të pushoja, por të them të vërtetën në fund të ndeshjes nuk ndjeja aspak lodhje, isha shumë i emocionuar. Skuadra zhvilloi gjithashtu një ndeshje të madhe, nuk është kurrë e lehtë të fitosh ndaj Barcelona-s. Kemi të gjithë të drejtën për të menduar finalen, kemi potencialin e duhur dhe tani unë dua ta fitojmë këtë kompeticion”,- përfundoi “bomberi” ganez. /i.m /abcnews.al