Analisti Shkodran Hoti komentoi zgjedhjet lokale në Kosovë, të cilat sollën fitoren e Listës Serbe në 10 komunat e vendit.
Sipas Hotit, procesi i zgjedhjeve të djeshme ishte i qetë dhe pati një hartë të balancuar të fuqisë politike. Fitoren e Listës Serbe në 10 komuna, Hoti e komentoi si një fitore bindëse dhe jo një zbehje të ndikimit të saj kundrejt të gjitha veprimeve të qeverisë së Kurtit.
“LDK dhe PDK i kanë humbur nga dy komuna, VV ka humbur në shumë komuna ndërsa AAK është më stabël sepse ka ruajtur komunat që ka pasur më parë. Ka një hartë më të balancuar të fuqisë politike, procesi ishte i qetë. Zgjedhjet lokale nuk shihen numerikisht, nuk mund të jesh njësoj i fuqishëm siç merr Prizrenin ose komunë tjetër.
Fitorja bindëse e Listës Serbe tregon që forca e komunitetit serb nuk është zbehur aspak kundrejt të gjitha veprimeve të qeverisë në veri. Në katër komunat e veriut ku ka pasur qeverisje lokale, ka një numër të ulët të asambleve. Shqiptarët nuk kanë asnjë asamble pra këshilltar kombëtar, nuk ka pasur asnjë ndikim. Zgjedhjet lokale zakonisht japin rezultat të ndryshëm nga apo vendore, fuqinë kryesore do e kishte PDK sepse ajo ka nr më të madh të asamblesë. Ka plot komuna ku në zgjedhjet e shkurtit VV doli e para, ndërsa në këto zgjedhje ka dalë e
Në zgjedhjet lokale fokusi është te kandidatët, ndërsa në vendoret është tek liderët.” / abcnews.al /

