Fitorja e Trump në SHBA, Gjikondi: Berisha është i vetëdijshëm, e di se nuk do t’i hiqet “non grata”

schedule18:42 - 8 Nëntor, 2024

schedule 18:42 - 8 Nëntor, 2024

Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se Sali Berisha është realist dhe i vetëdijshëm që “non grata” nuk do t’i hiqet, pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se SHBA nuk e përfill Berishën dhe Ilir Metën.

“Berisha është më realist se mbështetësit e tij. Duke ditur arsyet e vërteta që është Berisha non grata, jam e bindur, duke ditur qasjen që ka Trump ndaj Ballkanit, ai e di shumë mirë që ajo damkë nuk ka për t’iu hequr nga Trumpi i dytë. Dosja i është bërë gjatë qeverisjes së Trumpit të parë. Berisha është i vetëdijshëm që jo vetëm atij, bashkëshortes dhe familjes, nuk i hiqet ajo njollë. Berishës nuk i shfaq më interes SHBA, Trump. Berisha, nuk është hera e parë që ka probleme në SHBA dhe nuk është në lidhje me ta. Në 1990, i shpalli luftë SHBA, nuk ka pasur marrëdhënie të shëndetshme me ambasadorët amerikanë në Shqipëri. Pavarësisht se Nerisha dhe Meta fshihet pas nacionalizmit, të dy këta, janë propozuesit e Belerit në Himarë, kur bëjnë atdhetarin, tregojnë s alakuriq janë.

Amerika nuk i merr në tavolinë, nuk i përfill. Këta të dy kanë hapur gjithmonë konflikte. Nu kka interes Amerika të cënojë interesat dhe territoret e shqiptarëve. Është më afër lirimi i Thaçit, sesa të riciklohet një 80-vjeçar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!