Në emisionin “360 gradë” në ABC News kapiteni Artur Meçollari foli për fitoren e Donald Trump në garën për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Meçollari gjithashtu u ndal edhe tek ndikimi që pritet të ketë në Ballkan duke thënë se sipas tij çështja ballkanike do të varet nga e ardhmja e Ukrainës.
“Edhe në Ballkan liderët kryesor kanë qenë ata që e kanë uruar të parë Trump duke menduar që do krijojë një izolim në politikën ndërkombëtare. Sot Orban u pyet në lidhje me mbylljen e çështjes së luftës brenda 24 orëve nga Trump dhe bëri një deklaratë të rëndësishme duke thënë se kam folur për armëpushim. Çështja ballkanike do të varet nga e ardhmja e Ukrainës dhe kjo është e konsoliduar nga shumë studiues. Thelbi i zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës është në Këshillin e Sigurimit nuk është në çështjen e marrëdhënies bilaterale. Njohja përfundimtare e Kosovës do të kalojë nëpërmjet Këshillit të Sigurimit”, tha më tej ai.
/abcnews.al/