Fitorja e të djathtës në Itali ndikim edhe përtej? Xhafaj: Pse shembulli i Tsipras është më i miri

schedule21:57 - 27 Shtator, 2022

schedule 21:57 - 27 Shtator, 2022

Fitorja e të djathtës në Itali po lexohet me entuziazëm edhe këtej Adriatikut. Ndërkohë që Georgia Meloni pritet të jetë kryeministrja më e djathtë që ka pasur Italia që pas luftës, diskutohet që triumfi i saj të ketë ndikim edhe përtej kufijve italianë.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, i pyetur pikërisht për këtë ndikim, deputeti i PS, Etjen Xhafaj tha se e djathta kudo në Europë po shpik veten e saj.

Sipas tij, populizimi ringjallet gjithnjë në kohë krizash. Si shembullin më të mirë, madje që deputeti sugjeron të ndjekë Meloni ështe si i Aleksis Tsipras në Greqi.

Unë besoj që duhet parë si e djathta kudo në Europë e ka rishpikur veten e vet. Sot jemi duke folur për sovranizëm. Në kohë krizë në sajë të populizmit gjithmonë ngjallet. Ka një frikë të BE dhe shumë vendeve europiane.

Shembulli i Tsipras është më i mirë që do të bëjë Meloni. Për të qeverisur në Itali duhet të afrohet shumë me qendrën.

Jemi në një situatë krize. Tsipras kishte një sërë politikash që nuk ishin në dorën e tij. Meloni ka një sërë politikash që janë në dorën e saj. Duhet të ruajë një formë të caktuar. Edhe e majta dhe e djathta i ka lexuar këto zgjedhje”, tha Xhafaj. /abcnews.al