Mbrëmjen e djeshme, PSG fitoi me rezultatin e thellë 4-0 në finalen e Superkupës së Francës ndaj Nantes.
Autorët e golave ishin Messi, Neymar dy herë dhe Sergio Ramos. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i ri i PSG-së, Christophe Galtier foli pas kësaj fitoreje e cila i dhuroi atij trofeun e parë me ekipin e tij të ri.
“Ne po përballeshim me një lojë shumë serioze, prisnim një ndeshje të vështirë. Më pëlqen fakti që e kemi trajtuar ndeshjen me shumë dëshirë, vendosmëri dhe seriozitet.
Krijuam disa raste të mira në fillim të lojës. Ata krijuan një ose dy, por Donnarumma ndodhej aty.
Është një fitore e madhe, është bukur ta kthesh trofeun në Paris”, është shprehur francezi./h.ll/abcnews.al