“Fitorja e sakrificës”, këto janë fjalët e Piolit pas ndeshjes me Torinon

schedule11:04 - 27 Tetor, 2021

schedule 11:04 - 27 Tetor, 2021

Nëntë fitore në 10 ndeshjet e para të kampionatit, por triumfi i fundit ndaj Torinos ndoshta ishtë më i vështiri i këtij sezoni për Milanin e Piolit deri më tani.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e interpretuam ndeshjën,”  tha fillimisht trajneri i “kuqezinjve” pas ndeshjes.

“E kontrolluam me pak rrezik. Nuk kishim dinamikë, por jemi të lodhur dhe të luash kundër Torinos nuk është aspak e lehtë. Më pëlqeu dëshira e djemve për ta fituar këtë sfidë,” vazhdon ai.

Fitore sakrifice e ka cilësuar Pioli: “Milani fitoi më dëshirën për të sakrifikuar gjithçka. Unë nuk jam i bëfasuar më sepse unë e di se të gjitha ata mund të japin më shumë, jo vetëëm Leao. Ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe mendore, u ulëm presionin vetëm në pjesën e dytë dhe i lam vetëm një shans Torinos,”  thotë ndër të tjera tekniku italian. r.t/abcnews.al