Fitorja e saj ndezi debat/ Miss Japonia me origjinë ukrainase heq dorë nga kurora! Ja arsyeja

schedule08:12 - 6 Shkurt, 2024

schedule 08:12 - 6 Shkurt, 2024

Miss Japonia ka sakrifikuar kurorën, pas akuzave te mediave se ka tradhtuar bashkëshortin. Modelja 26 vjeçare, e cila fitoi çmimin dy jave me pare, ndezi debate për origjinën ukrainasve, e cila sipas kritikeve nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë.

Mbretëresha e bukurisë me origjinë ukrainase, e cila ndezi një debat të ashpër mbi identitetin kulturor duke u emëruar Miss Japonia, ka hequr dorë nga kurora.

Karolina Shiino, personi i parë me trashëgimi kryesisht evropiane që fitoi ndonjëherë konkursin Miss Japonia njoftoi vendimin e saj për të heqë dorë nga titulli pas akuzave të gazetave lokale për një lidhje me një burrë të martuar.

Në një deklaratë të postuar në Instagram, modelja 26-vjeçare i kërkoi falje familjes së burrit.

“Më vjen vërtet keq që u shkaktova shumë telashe shumë njerëzve dhe tradhtova ata që më kanë mbështetur”, shkroi ajo nder të tjera në postim.

Karolina Shiino, 26 vjeç, u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të origjinës së saj ukrainase.

Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e saj, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!