Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar përmes platformës “X”, duke përgëzuar liderin politik hungarez Peter Magyar dhe Partinë Tisza për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në Hungari.
Në reagimin zyrtar, ministria thekson se fitorja përfaqëson një mandat të fortë të dhënë nga qytetarët hungarezë dhe shpreh pritshmërinë për vijimin e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Po ashtu, theksohet angazhimi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësisë mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe thellimin e dialogut strategjik mes tyre.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nënvizon gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Hungarisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe bashkëpunimin për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Evropë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë përgëzon Péter Magyar dhe Partinë Tisza për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme dhe për mandatin e fortë që u është besuar nga populli hungarez.
Ne presim që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e sinqertë midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe për të thelluar dialogun dhe partneritetin tonë, duke përfshirë përkrahjen e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE, për të cilën Hungaria ka qenë një mbështetëse e palëkundur, si dhe kontributin tonë të përbashkët për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë Evropën”, thuhet në reagim.


