Fitorja e Melonit, Milo: Italia prodhon surpriza. Panariti: Duhet lexuar me kujdes, italianët u paraprijnë gjithmonë ndryshimeve në Europë

schedule21:23 - 27 Shtator, 2022

schedule 21:23 - 27 Shtator, 2022

“Italia kthehet djathtas, pse gëzojnë shqiptarët”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo mbrëmjen e së martës.

Të ftuar për të diskutuar për këtë termë ishin ish-ministrat e Jashtëm, Paskal Milo dhe Edmond Panariti, si dhe dy ish-z.ministrat e Jashtëm Edith Harxhi dhe Etjen Xhafaj.

Të pyetur nga moderatori Xhafo se a u surprizuan nga fitorja e “Fratelli D’Italia” e drejtuar nga Giorgia Meloni, të pranishmit ishin të ndarë në mendime.

Për Paskal Milon suprizat në Itali janë të vazhdueshme dhe se atje priten gjithmonë ndryshime. Ndërkohë Panariti theksoi se këto ndryshime në Itali duhen lexuar me shumë kujdes, pasi kjo tregon erë ndryshimesh në të gjithë Europën.

Sa i përket Harxhit ajo theksoi se elektorati i majtë e braktisi këtë herë të majtën për shkak të keqqeverisjes, ndërkohë që e djathta ka punuar me shumë kujdes.

Ndërsa Xhafaj theksoi se fitorja e së djathtës erdhi për shkak të përçarjes së të majtës në Itali.

Ai shtoi se kjo fitore e të djathtës në Itali nuk është pritur mirë nga kancelaritë e europiane.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: U surprizuat nga rezultatet e zgjedhjeve në Itali?

Milo: Mund të mos jem surpriza pasi vetë politika italiane të surprizon surpriza dhe shpeshherë kundërvënies sa të surprizon.

Panariti: Unë e prisja një ndryshim të tillë për arsye se ka kohë që demokracia liberale është në krizë. Para disa ditësh Macron foli për krizën e demokracisë liberale, dështimin e sistemit globalisht, apeloi për vendimmarrje sovrane. Në një garë mënyre kjo krijoi pakënaqësi në Europë për mënyrën se si qeverisej. Italia është një farë laboratori, për ndryshime të mëdha. Ju e dini që Italia ka nxjerrë Musolinit para Hitlerit. Prandaj gjithmonë ka paraprirë dhe duhet lexuar me shumë kujdes dhe me shumë vëmendje.

Harxhi: Absolutisht kam disa vite që e ndjek Melonin. Meloni ka një rritja në të gjitha zgjedhjet, po të shihni se si i ka hipur shkallët kanë qenë të ngadalta. Mos pjesëmarrja e “Fratelli D’Italia” në qeverinë e Draghit tregoi se kërkonin një qeveri të zgjedhur. Në të njëjtën kohë bojkoti që pësoi e majta italiane tregoi qartë se ishte votë popullore për të djathtën.

Xhafaj: Ndryshimet e bëra para disa vitesh në Itali u dha një shans për këto ndryshime. Duke parë përçarjen e së majtës në Itali, për të shtuar edhe avancimin e lëvizjes “5 yjet” duke qartazi se ka patur një fushatë ku e djathta ka qenë e fokusuar në imazhin e saj, ndërsa e majta bëri fushatë implozioni. Normalisht ky rezultat ishte i pritshëm, pavarësisht se nuk është pritur mirë nga kancelaritë e Europës.

/Abcnews.al/