Fitorja e Maia Sandu/ Biden: Rusia dështoi të minojë institucionet demokratike të Moldavisë

schedule16:05 - 4 Nëntor, 2024

schedule 16:05 - 4 Nëntor, 2024

Presidenti amerikan Joe Biden përgëzoi presidenten moldave Maia Sandu për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Biden u shpreh se përpjekjet e Rusisë për të minuar procesin zgjedhor në Moldavi dështuan.

“Unë e përgëzoj Maya Sandu për rizgjedhjen e saj historike si presidente e Moldavisë. Për muaj të tërë, Rusia është përpjekur të minojë institucionet demokratike dhe proceset zgjedhore të Moldavisë. Por Rusia dështoi ”, tha Biden.

Presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, Maia Sandu shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke mposhtur Alexandr Stoianoglo, rivalin e saj pro rus. Me 98% të votave të numëruara, Sandu kryesoi Stoianoglo me 54.35%, tha Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Fitorja e Sandu, e cila ka përshpejtuar përpjekjet për ta larguar vendin nga orbita e Rusisë dhe për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, shihet si një mbështetje e kursit pro-perëndimor që ajo ka ndjekur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!