Mbështetës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë kanë nisur të festojnë fitoren e kandidatit të tyre për Prishtinën, Përparim Ramës.
Në pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, shihen numër i madh i përkrahësve të Ramës duke festuar në qendër të qytetit.
Festa ka nisur menjëherë pasi LDK shpalli fitoren në zgjedhje, përballë kandidatit të Vetëvendosjes Arben Vitisë. g.v/abcnews.al