“Fitorja e Hungarisë na prish punë”, ish-lojtari i Kombëtares: Të japim maksimumin ndaj Spanjës

schedule23:08 - 23 Qershor, 2024

schedule 23:08 - 23 Qershor, 2024

Si çdo mbrëmje në ekranin e ABC News po zhvillohet emisioni “Euro Kuqezi”, me gazetarin Maks Tashi, teksa këtë herë ndër të ftuarit është edhe ish-lojtari i Kombëtares, Artan Bano, i cili bëri një koment mbi sfidat më të fundit të Euro 2024, siç ishte ajo Skoci-Hungari, që u mbyll me fitoren minimale, të këtyre të fundit.

Sipas Banos, ky tre pikësh i siguruar nga hungarezët do t’i prishë goxha llogaritë tona, për të siguruar një kualifikim historik, mes 16 më të mirave të Evropës.

“Kjo fitore na prishi goxha punë. Me golin në fund Hungaria shkoi në tre pikë, duke arritur të ngjitet në kuotën e tre pikëve, duke na vështirësuar goxha diskutimet e kualifikimit. Nëser ndaj Spanjës pavarësisht se sa e vështirë është Kombëtarja duhet të jap maksimumi. E dimë sa sfidë e vështirë do të jetë, por sërish shpresojmë te fitorja”,- u shpreh ish-anësori i Kombëtares. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!