Fitorja e frymëzon, Osmani ngacmon rivalët në rrjetet sociale

schedule22:50 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 22:50 - 13 Dhjetor, 2019

“Tirana nuk humbet asnjëherë, Tiranë mëson”. Tefik Osmani kopjonte të madhin Nelson Mandela para derbit të parë me Partizanin dhe bardheblutë “mësuan” në stadiumin “Selman Stërmasi”. Derbi tjetyër erdhi shpejt dhe pas më shumë se pesë vitesh festoi Tirana.

Të gjithë në kampin bardheblu kanë festuar shumë, sikurse edhe Tefik Osmani. Korçari ishte në stol, pasi nuk mund të luante për shkak dëmtimi. Pas ndeshjes, sigurisht që nuk mund të mos bëhej protagonist.

Një pjesë e tapetit të barit është marrë prej tij dhe Osmani e ka treguar përmes rrjeteve sociale, madje edhe i ngacmon rivalët e Partizanit, teksa shkruan: “Kjo fushë u kthehet të zotëve”./abcnews.al