Po diskutohet gjërë e gjatë çmimi për lojtarin më të mirë nga FIFA për vitin 2023 të fituar nga Messi. Një vendim i pakuptueshëm duke qenë se afati kohor i referuar për votimin nisi nga 19 dhjetori 2022, duke përjashtuar kështu Kupën e Botës në Katar ku Messi ishte protagonist me Argjentinën.
Në vitin 2023, Messi shënoi 9 gola për PSG-në, duke marrë parasysh të gjitha garat. Në shkurt, “pleshti” ishte në fushë kur skuadra u eliminua nga raundi i 1/16 të Kupës së Francë nga rivalët e Marseille. Mes shkurtit dhe marsit, Messi luajti 180 minuta në disfatën e dyfishtë kundër Bayern, të cilët eliminuan PSG-në nga raundi i 1/16 të Champions League.
Në fund të sezonit, ai i tha lamtumirë PSG-së dhe u transferua në Amerikë. Nga ana tjetër, Erling Haaland zuri vendin e dytë në këtë çmim, por në fakt shifrat e sulmuesit të Manchester City janë të frikshme.
Në vitin 2023, Haaland fitoi Champions League, Premier League dhe FA Cup, ndërsa shënoi 50 gola në vitin kalendarik në të gjitha garat.
Merita nuk është e njëjta, pasi Kupa e Botës e fituar nga Argjentina nuk merret parasysh për këtë çmim, dhe polemikat kanë shpërthyer duke ngritur pyetjen se si ka mundësi që trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve kanë votuar për Messin?!/h.ll/abcnews.al