Fitorja 3-0 e Shqipërisë/ Arbirtja tregon si e parashikoi rezultatin e saktë një ditë më parë

schedule10:32 - 13 Tetor, 2023

schedule 10:32 - 13 Tetor, 2023

Paraditen e së enjte në studion e “ABC së Mëngjesit”, tre vajza tifoze të Kombëtares folën për ndeshjen Shqipëri-Çeki. Njëra prej tyre ishte dhe arbitrja Kejsi Tafili, e cila bëri dhe një parashikim për rezultatin duke thënë se në përfundim del 3 me 0 për Shqipërinë.

LEXO EDHE: Ethet e ndeshjes Shqipëri- Çeki/ Vajzat tifoze këmbëngulin për fitore: Kemi trajner dhe grup shumë të mirë

Në fakt kështu ndodhi, ajo qëlloi në shenjë dhe këtë të premte në “ABC e Mëngjesit”, Kejsi tha se ndihet shumë e lumtur.

Ndër të tjera, ajo e konsideroi një mbrëmje të jashtëzakonshme dhe shumë të bukur.

“Të them të drejtën dje isha e fokusuar te ndeshja dhe ishte një emocion i paparë. Në momentin që u bë goli i tretë, ngela, u shtanga për një moment dhe thash okay, e kapa. Kur u bë i katërti, thash tani i kaloi pritshmëritë. Edhe u mërzita dhe u kënaqa.

Ishte një mbrëmje jashtëzakonisht e bukur. Unë isha në stadium, dje të gjithë tifozeritë janë sjellë shumë mirë, nuk është se kanë pasur probleme. Dje kanë qene shumë bukur”, u shpreh Kejsi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!