Fitore për “infarkt”/ “Aspirinat” ia dalin në “frymën e fundit”, Leverkusen fiton “festivalin” e golave ndaj Ëolfsburg

schedule17:56 - 22 Shtator, 2024

schedule 17:56 - 22 Shtator, 2024

Ështa ajo çka dintë të bëjnë më mirë, të fitojnë sfidat në sekondat e fundit.

“Aspirinat” e Bayer Leverkusen janë rikthyer te regjistrimi i fitoreve radhazi, teksa këtë herë mposhtën skuadrën e Wolfsburg, me rezultatin spektakolar, 4-3, ku goli i fitores, si në shumicën e rasteve, erdhi vetëm në sekondat e fundit të sfidës.

Sipari i golave u çel që në mintuën e 5’-të, me autogolin e anësorit francez të Leverkusen, Nordi Mukiele, i cili i dha avantazhin miqve, mirëpo gjithçka u përmbys shumë shpejt me golat e Florian Ëirtz e Jonathan Tah, që i dhuruan avantazhin skuadrës së tyre.

Mirëpo, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi miqtë e Wolfsburg do të shënonin edhe dy herë në portën e Hradecky, fillimisht me Bornauw e më pas me Svanberg, duke rimarrë avantazhin në fundin e pjesë së parë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, djemtë e Xabi Alonso u hodhën menjëherë në sulm për të siguruar fitoren, teksa barazuan menjëherë shifrat në minutën e 49’-të, me Piero Hincapie, për të arkëtuar më pas 3 pikët, me golin e “bomberit” nigerian, Victor Osimhen në minutën e 93’-të të sfidës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!