Bylisi arriti një fitore shumë të rëndësishme ndaj Apolonisë ditën e sotme me shifrat 3-1. Pas ndeshjes trajneri iballshiotëve, Veljko Dovedan u shfaq i kënaqur dhe foli më tepër se herët e tjera. Sipas tij skuadra po reagon dhe tani e gjen më shpejt golin. Gjithsesi ai tregon se kërkimet për një sulmues në janar vazhdojnë.
“Unë e kam thënë edhe në ndeshjen e parë që kam fituar se do ngrihemi shumë psikologjikisht. Kemi ngritje dhe mund të shënojmë gol më lehtë. Është ndeshje e vështirë dhe terreni ishte shumë i vështirë dhe nuk na la të luanim futboll.
Ky trepikësh na kënaq shumë. Në këtë situatë çdo pikë është shumë e rëndësishme për ne. Nuk mund të fshehim asgjë në fushë dhe nuk kemi ndaluar së kërkuari një sulmues për merkaton e janarit. Po kërkojmë dhe po flasim. Ne jemi skuadër shumë e shpejtë dhe stili ynë i lojës kërkon shumë fuqi”, përfundoi Dovedan. /abcnews.al