Fitore me rekord në “Brianteo”, Inter i vetmi ekip që ka triumfuar në çdo transfertë

schedule18:56 - 15 Janar, 2024

schedule 18:56 - 15 Janar, 2024

“Zikaltërit” e Inter arritën një fitore madheshtore, fundjavën, që sapo lamë pas, teksa në stadium “Brianteo” fituan me rezultatin e thellë, 1 me 5, ndaj skuadrës së Monza-s, për të “blinduar” vendin e parë, në kreun e tabelës, së Serie A e për të vazhduar të qetë përgatitjet, ne Arabinë Saudite, në kuadër të Superkupës së Italisë dhe jo vetëm, pasi kanë arritur të vendosin një tjetër rekord, në historinë e tyre.

Kështu, sipas një konstatimi të thjeshtë nga mediat italiane, “Zikaltërit” e Inter janë bërë skuadra e parë në histori, e cila ka arritur të fitojë në transfertë ndaj secilës prej 67 skuadrave të tjera që kanë marrë pjesë në Serie A.

Këtë rekord të kryesuesve e kanë synuar më parë edhe rivalët e tyre më të mëdhenj në kampionat, mirëpo “Bardhezinjtë” e Juventus nuk ia kanë dalë të realizojnë, për shkak të mungesës së fitoreve në “shtëpitë” e Treviso dhe Messina, ndërkohë që “kushërinjtë” e Milan nuk kanë mposhtur dot në tokën e tyre Carpi, Avelino dhe Lecco. /i.m /abcnews.al