Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Fitore me notën 10″/ Rama për “të rinjtë”: Bravo për guximin, të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër

schedule19:19 - 14 Maj, 2025

schedule 19:19 - 14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.

Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se kjo ishte një fitore me notën 10.

Rama përgëzoi partitë e vogla opozitare dhe u bëri thirrje që të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër.

“Shqipëria sot, është Shqipëri krejt tjetër dhe nuk duan ta kuptojnë që ky popull nuk ndryshon qeverinë që ka, pa ndryshuar opozitën që nuk e do.Koha do e thotë nëse rezultati është në fakt rezultat i një përballjeje përfundimtare. Ne u bëmë partia që e mishëruam fuqishëm në sytë e shqiptarëve, që e duan Shqipërinë zonjë e BE. Edhe pse rezultati përfundimtar nuk ka dalë akoma, unë dua t’i përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, bënë betejat e tyre. Uroj të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër, por të rriten si alternativa”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!