Fitore kreu për Ballkanin, nuk ka fitues në dy sfidat e tjera

schedule17:28 - 7 Tetor, 2019

schedule 17:28 - 7 Tetor, 2019

Janë luajtur sot tre takime të vlefshme për javën e nëntë në IPKO Superliga. Ballkani ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Prishtinës. Një gol i Balliut në minutën e 56-të ka mjaftuar që vendasit të marrin fitoren, si dhe kreun e renditjes. Pas nëntë ndeshjes, KF Ballkani numëron 20 pikë.

Trepça 89 priti në shtëpi ekipin e Feronikelit, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1. Për vendasit, shënoi Rusi në minutën e 44-ët, ndërsa autori i golit për Feronikelin ishte Hoti në të 77-ën.

Në barazim janë ndarë edhe Vushtrria me Flamurtarin, 2-2. Lushaku (30’) dhe Matheus (61’) shënuan për vendasit, ndërsa Krasniqi (68’) dhe Stullqaku (80’) vendosën rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

IPKO Superliga, java 9

Ballkani – Prishtina  1-0
Balliu 56’

Vushtrria – Flamurtari  2-2
Lushaku 30’, Matheus 61’ / Krasniqi 68’, Stullqaku 80’

Trepça – Feronikeli  1-1
Rusi 44’ / Hoti 77’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!