Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur me thërritje për fitore, fishekzjarre dhe “Rama ik” në Njësinë Nr. 8 në kryeqytet. Ndërsa vizitoi disa biznese familjare, Basha u tha qytetarëve që të durojnë edhe dy javë pasi kanë duruar për 8 vite, dhe më pas “mund të bëhemi bashkë për ndryshimin.”
Ndërsa takonte qytetarët, një prej tyre i kërkoi kryedemokratit që të ruhen votat “pasi mund të na i vjedhin”, kurse ai iu përgjigj se askush nuk mund ta vjedhë të ardhmen.
Disa qytetarë të tjerë i thanë kreut demokrat se vijnë nga “krahu tjetër” ndërsa shtuan se i afrohen PD-së pasi janë të zhgënjyer. Nuk kanë munguar edhe mbështetës që i kanë kërkuar Bashës, autograf në librin që kryedemokrati ka botuar së fundmi. /abcnews.al/