Fitore e thellë, Vetëvendosje “skuq” hartën e Kosovës

schedule11:25 - 15 Shkurt, 2021

schedule 11:25 - 15 Shkurt, 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me një rezultat të thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Harta e Kosovës, e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë ngjyrën e kuqe me fitoren e VV.

KQZ ka numëruar deri më tani 98.65% të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.12% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.

Aktualisht AAK ka 7.42% të votave, ndërsa ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.